Gjonaj Group Holdings

Mikpritëm me shumë dashuri fëmijët e kolegëve tanë në një festë me rastin e 1 Qershorit

Fëmijët e kolegëve tanë, nga të gjitha kompanitë e Gjonaj Group, ishin të ftuarit specialë në mjediset tona të punës. Për kënaqësinë e tyre, u organizua një festë me rastin e ditës së fëmijëve, 1 Qershorit.

Muzikës, lojërave, animacioneve dhe kërcimit, nuk ju rezistuan dot dhe iu  bashkuan edhe prindërit, kolegët tanë, në një ditë të paharruar për vogëlushët e shtrenjtë.
Dhurata të personalizuara për secilin nga fëmijët u shpërndanë gjatë festës.

Vogëlushët tanë të mrekullueshëm, morën kontrollin e kompanive të grupit tonë në këtë ditë të veçantë! Ne ju urojmë me zemër të gjithë kolegëve tanë për një festë të gëzuar e të lumtur për fëmijët e tyre, për shëndet e shumë mbarësi në familje.

 

Leave a Reply

Previous

Gjonaj Group gëzon me një festë dhe dhurata fëmijët e shtruar në QSUT

Next

PROMARKETING staff trained on Data Protection Awareness