Gjonaj Group Holdings

GGH vijon misionin për kërkimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e profesionistëve të rinj.

Në kuadër të misionit të Gjonaj Group Holdings për  kërkimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e profesionistëve të rinj, këtë të enjte morëm pjesë në panairin e punës së Universitetit Epoka ku prezantuam mundësi punësimi dhe internshipe në të gjitha kompanitë e grupit (INFOTelecom, Ener Trade, Promarketing, Lake Drive, GreeNNat, Solar Park Gjorica, Albsolar, Mactal etj.).
 
Si një grup me një portofol pune të gjerë dhe ndërkombëtare, prezantuam pranë studentëve disa mundësi punësimi dhe për zhvillimin e praktikave pranë kompanive tona.
Studentët e interesuar patën mundësinë të komunikonin me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore si dhe të linin CV-të dhe kontaktet e tyre për të zhvilluar më tej, në bazë të interesave, vizita dhe intervista pranë zyrave të grupit tonë.

Gjatë këtij panairi gjithashtu patëm kënaqësinë të takonim studentë dhe profesionistë të rinj, duke diskutuar mbi mundësitë e karrierës dhe zhvillimit profesional.

GGH do të vijoj pjesëmarrjen dhe në Panaire të tjera punësimi për të prezantuar mundësitë më të fundit për profesionistët e rinj.

 

Gjonaj Group Holdings continues its mission to discover and support young talents!

As part of our commitment to identifying new talent and supporting young professionals, this Thursday, we participated in the Epoka University Career Fair, where we presented employment and internship opportunities across all our group companies: INFOTelecom, Ener Trade, Promarketing, Lake Drive, GreeNNat, Solar Park Gjorica, Albsolar, Mactal, and more.

With a diverse and international portfolio, we introduced students to various employment and internship opportunities within our companies. Interested students had the chance to engage directly with our Human Resources representatives, submit their CVs, and share their contacts to schedule follow-up visits and interviews based on their areas of interest.

During the event, we had the pleasure of meeting students and young professionals, discussing career prospects and professional growth within our group.

Gjonaj Group Holdings will continue to participate in upcoming career fairs, offering the latest opportunities for young professionals!

Leave a Reply

Previous

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings Marin Gjonaj merr pjesë në Forumin e Biznesit “E Ardhmja është tani: Si po Riformëson Inovacioni Shërbimet Financiare Shqiptare në 2025 “.

Next

Gjonaj Group, pjesë e panairit të punës në fakultetin e shkencave të natyrës, UT