Gjonaj Group Holdings

Ju urojmë gëzuar 8 Marsin!

Për të zbukuruar sado pak këtë ditë të veçantë për zonjat e zonjushat e grupit tonë, Gjonaj Group Holdings, vendosi që të përshëndesë secilën prej tyre me një surprizë të veçantë që i priste në tryezat e tyre në mëngjes.

Me ardhjen në zyrë, u përshëndetëm nga aroma e freskisë së luleve natyrale dhe kartolina me një urim të dedikuar zanor, i cili mund të dëgjohet duke skanuar kodin QR.

Grupi ynë do të jetë gjithmonë mbështetës e mirënjohës i punës tuaj të palodhur. Jemi të lumtur e krenarë, që 53% e punonjësve të grupit tonë janë femra.

Ju falenderojmë, dhe ju urojmë gëzuar ditën tuaj!

 

Leave a Reply

Previous

Reflecting on a Spectacular MWC Barcelona 2024: INFOTelecom ICS’s Journey to New Heights

Next

Gjonaj Group and Longi executives meet to discuss further collaboration.